Rreth "Tirana Mobility"

Kush e administron këtë faqe?


Faqja "Tirana Mobility" administrohet nga Bashkia e Tiranës.

Çfarë është "Tirana Mobility"?

Tirana Moblity është bashkudhëtari juaj gjatë levizjes në Kryeqytet. Kjo faqe shërben si pikë informacioni mbi disa nga ngjarjet më të rëndësishme për sa i përket trafikut në Tiranë. Tirana Mobility është lehtësisht e aksesueshme edhe nga celulari juaj.

Kjo faqe ju lejon të kontrolloni trafikun në kohë reale. Gjithashtu ajo ju mban të përditësuar me ngjarjet kryesore që kanë lidhje me qarkullimin në Kryeqytet.

Nëpërmjet sistemit të kamerva CCTV të vendosura nëpër pikat kryesore në Tiranë, ju keni mundësi të shikoni imazhet e fundit të regjistruara nga këto kamera.